Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shkarkimi i mundshëm i Conceicaos, Milani projekton rikthimin e ish-it të kuqezinjëve

Shkruar nga NEWSPORT
Shkarkimi i mundshëm i Conceicaos, Milani projekton rikthimin e ish-it
Sergio Conceicao

Në javën e 28-të të Serie A do të luhet ndeshja Leçe-Milan. Skuadra milanese do të luaj në transfertën e vështirë në orën  18:00 në stadiumin “Via del Mare”.

Paraqitja e dobët në përballjet e fundit është diskutuar shumë duke bërë që të mendohet shkarkimi i trajnerit. Përballja e sotme do të jetë testi final për Sergio Conceicao. Në rast se ekipi i Milan do të humbasë atëherë pritet dhe shkarkimi i tij.

Ndërkohë në media është dikutuar dhe zëvëndësuesi i pankinës milanese. Ata e shikojnë si alternativën e duhur Massimiliano Allegri, duke kujtuar me nostalgji dhe triumfet që kanë marrë gjatë angazhimit të tij.

Një ndër arsyet që mund të zgjidhet Allegri është se ai ka qenë në kohën kur Berlusconit ishte presidenti i kuqezinjëve. Allegri e njeh mirë Milanin, pasi në vitet 2011-2014 ka arritur të fitojë 1 titull kampion dhe Superkupën e Italisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga