
Zërat e merkatos për mbrojtësin Theo Hernandez nuk kanë munguar në asnjë moment. Ylli francez nuk po kalon aspak një moment të mirë me fanellën kuqezi dhe mund të thuhet që është një nga sezonet e tij më të dobëta në Itali.
Manchester United është një nga alternativat ku Theo Hernandez mund të transferohet që në merkaton e janarit. Mosvazhdimësia e Luke Shaë për shkak të dëmtimeve të shumta, ka bërë që “Djajtë e Kuq” të monitorojnë 27-vjeçarin.
Megjithatë nuk janë vetëm këta të fundit që interesohen për francezin. Gjithashtu Real Madrid po vëzhgon ish-lojtarin e tyrë për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Siç raportojnë mediat italiane, Milani nuk do të dëgjonte asnjë ofertë poshtë 80 milionë euro për Theo Hernandez.