Kanë përfunduar takimet e mesditës në Serie A për javën e 8-të. Napoli ka mposhtur minimalisht toskanët e Empolit me rezultat 0-1 fal golit të “yllit” gjeorgjian Kvaratskhelia. Lecce i Ramadanit Është shkatërruar totalisht me rezultat tenistik nga Fiorentina dhe Atalanta e Gjimshitit ka bindur kundër Venezias së dobët.
Pasalic dhe i përhershmi Retegui kanë vendosur fatet në qytetin turistik ujor të Venezias, teksa minuta ka marrë dhe ish-i i Juventusit Cuadrado. Napoli i Contes ka arritur të fitojë fal një goli në pjesën e dytë ndaj ekipit të legjionarit Ardian Ismajli, që mori notën 6.6 në një ditë të dobët në terësi.
Ylber Ramadani i cili ditët e fundit ka pasur përplasje në distancë me trajnerin e ekipit Girotto për zevëndësimin në ndeshjen e fundit, përsëri nuk ka marrë minutazh të plotë. Mesfushori shkatërrues që renditet i pari në Serie A për topat e rikuperuar luajti rreth 75 minuta, në një ditë për t’u harruar ndaj ekipit “Viola”. 6 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar teksa jugorët e Lecce paraqiten zhgënjyeshëm.