
Hysaj dhe Zaccagni
Lazio ka triumfuar në transfertë përballë Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Luigi Ferraris”, përfundoi 0-3 në favor të miqve.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Cancellieri, Castellanos dhe Zaccagni. Ndërkohë që minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Elseid Hysajn, i cili u fut në lojë në minutën e 32-të, pasi Marusic u dëmtua.
Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 6 pikëve dhe ngjitet në vendin e 12-të. Në krahun tjetër, Genoa mbetet në vendin e 19-të (parafundit), me vetëm 2 pikë të grumbulluara pas 5 ndeshjesh.
Poll