
Napoli arriti një fitore bindëse 0-2 në transfertën e vështirë të Milan-it dhe udhëheqin bindshëm në Serie A, madje me shkëputje nga rivalët. Testi i “San Siro” ishte një sprovë e rendësishme për të parë nëse klubi i Conte-s është në gjendje të ripërsëris atë çka ndodhi para 2 sezonesh me Spalett-in.
Ecuria e napoletanëve është mbresëlënëse, por ish-trajneri i Juve-s nuk nxitohet për të dhën deklarata boshe. Antonio Conte shikon si objektiv parësor sigurimin e Europës dhe për këtë ka folur edhe në DAZN, pas suksesit të djeshëm. Itaiani nuk nguron të fshihet, por as nuk do të mbajë me shprsa të kota popullin napoletan që jeton me futbollin.
“Ne duam të ushqejmë ëndrrat e tifozëve tanë, por duhet të jemi realistë. Fansat na ndoqën me pasion edhe ditën e sotme. Duhet të jemi të përgatitur për çdo pengesë që do të na dalë përpara. Askush nuk po fshihet për Scudetto-n. Ne e shohim realisht se ku ndodhemi këtë vit.”, u shpreh Conte.
Tekniku me eksperiencë dhe me kabinën plot me trofe e di që klubi nga jugu i Italisë ngeli pa ndërveprim europian vitin që shkojë e ndaj dëshiron të shmang të keqen e mundshme edhe pse pas 10 ndeshjesh ka krijuar diçka të pabesueshme e të papritur.