Sassuolo është me një “këmbë” në Seria B, pasi renditet e parafundit dhe me 5 pikë më pak se Empoli. Këta të fundit janë jashtë zonës së ftohtë, teksa kanë mbetur 4 ndeshje nga fundi.
Bajrami dhe shokët e tij do të luajnë sfidën e radhës përballë Interit. Takimi me zikaltërit do të luhet sot në orën 20:45.
Inzaghi pritet të aktivizojë titullar Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar mund të fillojë nga minuta e parë, pasi tek Interi mund të bëjnë rotacion që titullarët të qetësohen.
Objektivi i titullit kampion u përmbush. Tashmë është radha e Asllanit që të tregojë nga kualiteti i tij në ndeshjet e mbetura.
Poll