
Maurizio Sarri prej ditësh nuk është më trajner i Lazios. 65-vjeçari siç duket nuk do të rrijë për shumë gjatë pa një ekip, pasi për të kanë nisur edhe interesimet.
Në Premier League është skuadra e Neëcastle dhe Ëest Ham që po shikojnë alternativën për të rikthyer italianin sërish në Angli. Sipas mediave italiane bëhet me dije se Sarri është shumë i gatshëm për të qenë sërish protagonist në kampionatin anglez, kun ë të kaluarën ka drejtuar Chelsea.
Por 65-vjeçari itenerarin Itali – Angli nuk do ta ndjekë i vetëm. Timonieri i njohur pritet të marrë më vete edhe dy lojtarë të Lazios, të cilëve iu beson. Dy emrat që shihen si vendimtar në projektin e tij të ri janë Alessio Romagnoli dhe Matteo Guendouzi. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin muajt e ardhshëm dhr nëse Sarri do të pranojë ofertën e ekipeve angleze.