Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ronaldo “zhyt” Juventusin në krizë, financat e “stepin” klubin edhe për blerjen e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo “zhyt” Juventusin në krizë, financat e
Cristiano Ronaldo

Juventus nuk po e gjen dot “rehatinë” që i duhet, sidomos me gjyqin e fundit të cilin e kanë humbur. Bëhet fjalë për çështjen gjyqësore e cila lidhet me pagën e Cristiano Ronaldos, kur luante dikur për fanellën “bardhezi”.

Ylli portugez, Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2021 me 19.6 milionë euro të pa marra akoma. Kështu CR7 nisi të ndërmerrte veprime ligjore ndaj të gjithë klubit, një rrrugë nga e cila ligjërisht sulmuesi doli sërish fitues.

Sipas medias “Gazzeta dello Sport”, paneli i arbitrazhit vendosi që Juventusi duhet t’i paguante Ronaldos gjysmën e asaj shume, 9.8 milionë euro, pasi marrëveshja private midis klubit dhe ish-lojtarit të tyre, e cila u hetua gjithashtu nga autoritetet italiane, nuk përfshinte firmën e Ronaldos.

Edhe pse vendimi u apelua sërish, klubi tashmë nuk ka asnjë rrugë tjetër përpos asaj së shlyerjes së gjysmëm së borxhit, që i takojnë 9.8 milionë euro për portugezin.

E kur flasim për harxhime, klubi në "dorën" tjetër ka edhe një lëvizje përsëri të kushtueshme. Juventus ka në listën e tij të “dëshirave”, sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta.

Kërkesa është refuzuar fillimisht nga Palace, por negociatat vazhdojnë nga ana e Juventusit edhe pse aty ku pengesa më e madhe është sërish tek gjendja financiare, pasi shërbimet e futbollistit mund t’i bëjnë të tyret për një vlerë rreth 35 milionë euro.  

Poll

Lexo gjithashtu