
Giacomo Raspadori
Giacomo Raspadori është në qendër të vëmendjen, teksa në mediat italiane flitet se ka përfunduar në radarin e Romës. Sulmuesi i Napolit pëlqehet shumë edhe nga Juventusi dhe bashkë me Romën do të zhvillohet një garë e fortë për shërbimet e tij.
Drejtuesit e verdhekuqve kanë menduar shkëmbimin e bujshëm gjatë merkatos së ardhshme. Paulo Dybala pritet të jetë i sakrifikuari i Romës, me të cilin do të tentohet transferimi i Raspadorit.
Sulmuesi e dëshiron largimin nga Napoli, pasi kërkon më shumë minuta në këmbët e tij dhe kalimi te Roma do t’i jepte më shumë mundësi të ishte në fushën e blertë. Tashmë mes klubeve pritet të nisin bisedimet për gjetjen e një marrëveshje mes tyre.
Poll