
Christian Pulisic do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit. Sipas mediave italiane, sulmuesi dhe klubi kuqezi kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.
Sulmuesit amerikan i përfundon kontrata në vitin 2027, teksa ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që palët po mbyllin marrëveshjen e re, duke e shtyrë këtë kontratë edhe me 1 vit tjetër. Pra kontrata e Pulisic do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028, me opsion rinovimi deri në vitin 2029.
Ndërkohë që ndryshim do të ketë edhe në pagën e 26-vjeçarit. Nga 4 milionë euro që përfiton aktualisht, lideri i sulmit të Milanit do të përfitojë 5 milionë euro me kontratën e re.
Kjo marrërveshje vjen si pasojë e performancave fantastike të Pulisic, i cili po tregon formë mjaft të mirë këtë sezon. Në 34 ndeshje të luajtura, anësori i djathtë ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 9 të tjerë.