
Ilustrim/ Tifozët e Milan
Disfata në finalen e Kupës së Italisë përballë Bolognas, mund të rezultojë në mos luajtjen e Milanit në Europë sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë gjenden aktualisht edhe në vendin e 8-të të klasifikimit të Serie A.
Në kampin e “djallit” tashmë është i sigurt largimi i Sergio Conceicaos nga stoli. Por dilema më e madhe edhe në mediat italiane është se kush do të jetë pasardhësi i portugezit në stolin e Milanit.
Siç raportohet ditën e sotme nga mediat, kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Conceicaon janë Vincenzo Italiano, Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri. Por mbetet për t’u parë deri në fund të sezonit.
Poll