Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Realizova ëndrrën time të fëmijërisë”, Thuram për kalimin te Juventusi: Ju tregoj çfarë më tha babai

Shkruar nga NEWSPORT
“Realizova ëndrrën time të
Thuram

Khephren Thuram është prezantuar te Juventusi dhe në këtë mënyrë nis aventurën e re në Serie A. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 5-vjeçare, teksa ky operacio u ka kushtuar arkave të italianëve plot 20 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Shifra këto që shkojnë në arkat e Nice.

Mesfushori francez ka thënë fjalët e para si lojtar i “Zonjës së vjetër”, ndëra ka theksuar se ka realizuar një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë. Ndër të tjera francezi ka zbuluar se çfarë i ka thënë babai i tij për këtë transferim.

“Është shumë bukur të jesh këtu, ëndërroja që i vogël të vija një ditë te Juventusi. Jam shumë i emocionuar. E mbaj mend mirë kur babai im luante në ‘Delle Alpi’.

Mbaj mend edhe Ibrahimovic, një futbollist i madh për mua. Zlatan ishte më i miri në botë kur isha i vogël. Më kujtohen edhe momentet me vëllanë, shkonim në shkollë së bashku.

Çfarë më tha babai për Juventusin? Që është klubi më i madh në Itali dhe një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithashtu më tha se kur je pjesë e Juves luan gjithmonë për të fituar.

Sigurisht që nuk mund të refuzosh kur të kërkon Juventusi. Unë jam një mesfushor që më pëlqen të mbroj, por edhe të marr topin e të nisem përpara në sulm. Më pëlqen të zbres në fushë me shokët e mi për të fituar”, ka theksuar Thuram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga