
Rafael Leao është një nga futbollistët më të kërkuar nga ekipet “Big”. Por jo vetëm kaq, pasi për portugezin janë të “çmendura” edhe skuadrat nga Arabia Saudite.
Leao nuk ka ndërmend të “tradhtojë” Milan dhe në këtë mënyrë i ka thënë “JO” një ofertë të mbërritur nga ekipet arabe. 25-vjeçari ka refuzuar 20 milionë euro në vit, me Al – Hilal që kishte përgatitur 100 milionë euro për t’i bindur për transferimin në Arabi.
Ndërkohë, Milani vazhdon të kërkojë një sulmues pas largimit të Oliver Giroud . Në orët e fundit është planifikuar një takim me agjentët e Romelu Lukakut , emër i lidhur tashmë me kuqezinjtë verën e kaluar. Objektivi kryesor i klubit padyshim mbetet Joshua Zirkzee , por konkurrenca është e fortë dhe Milani ka filluar të shikojë për të tjera alternativa.