Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. 77-vjeçari është shprehur se Milani i tij është ekipi i vetëm i vërtetë në qytetin e Milanos, duke ‘tallur’ kështu rivalët e përjetshëm të Inter.
“Jam nga Vicenza dhe erdha në Milano për studime. Kur erdha këtu, humbisja në rrugë. Dhe më shikoni tani, pas shumë viteve, jam presidenti i klubit të vetëm në Milano.
Të jemi të sinqertë, është vetëm një skuadër e vërtetë në Milano. Milani më jep një ndjesi të jashtëzakonshme”, është shprehur 77-vjeçari.
Një deklaratë e fortë që injoron ‘kushërinjtë’ zikaltër. Ndërsa, Scaroni është në rolin e presidentit të Milanit që prej vitit 2018.
Poll