Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Presidenti i kuqezinjve, Cardinale: Sapo kam ardhur dhe as që kam ndërmend ta shes Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i kuqezinjve, Cardinale: Sapo kam ardhur dhe as që kam
Gerry Cardinale

Numri një i Milanit, Gerry Cardinale ka folur së fundmi në lidhje me zërat e shitjes së klubit italian. Në prag të derbit përballë Interit, pronari i kuqezinjve thotë se nuk e ka në plan diçka të tillë, madje thekson se do të jetë në krye të Milanit për një kohë të gjatë.

Ndër të tjera, Cardinale shton se ka kushtet e duhura për t’u rritur nga ana sportive, por sigurisht edhe nga pikëpamjet ekonomike.

“Sapo kam ardhur dhe as që kam ndërmend ta shes Milanin. Objektivi im është ndërtimi i një realiteti fitues me baza solide dhe të qëndrueshme. Autonomia financiare është kusht për të fituar në mënyrë të shëndetshme kompeticionet ku marrim pjesë. RedBird zotëron 99.93% të aksioneve të klubit. Pjesa e mbetur (0.07%) përbëhet nga investitorë individualë italianë, të cilët janë tifozë të vjetër të Milanit.

Nuk jemi në krye të kampionatit? Gjithsesi jemi të dytët, kështu që pse duhet të heq dorë nga pronësia e Milanit?! Nuk po bisedoj me asnjë investitor për shitjen e klubit. Do të më keni për një kohë të gjatë në krye. Milani ka kufij të jashtëzakonshëm të rritjes së performancës sportive dhe marzhe të mëdha për përmirësim nga pikëpamja ekonomike”, është shprehur Cardinale.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga