
Ademola Lookman
Situata e Ademola Lookmanit në merkaton e verës, u bë një “telenovelë”. Sulmuesi nigerian arriti marrëveshjen me Interin për të kaluar në Milano, por Atalanta nuk e shiti sulmuesin tek zikaltrit pasi ishin të pakënaqur nga shuma.
Pasi ishte joaktiv prej muajsht tek skuadra bergamaske, Ademola Lookman do të rikthehet në ekip. Siç raportojnë mediat italiane, sulmuesi nigerian do të rikthehet në stërvitje me grupin e lojtarëve sot ose nesër.
Megjithatë, Lookman nuk pritet të marrë minuta në ndeshjen e radhës të Atalantës kundër Lecces. Sulmuesi nigerian me shumë gjasa do të shihet me fanellën zikaltër në sfidën e mesjavës ndaj PSG-së në raundin e parë të Champions League.
Poll