Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pogba i pranishëm në stadium, por francezi pranë "divorcit" me Juventusin

Shkruar nga NEWSPORT
Pogba i pranishëm në stadium, por francezi pranë
Paul Pogba në Juventus-Cagliari

Pogba mbahet mend nga fansat për periudhën e artë tek Juventusi pa u rikthyer te Manchester United. Ai është parë dje në stadium duke ndjekur ndeshjen ndaj Cagliarit.

Fantazisti francez ka shpallur vetë lajmin për uljen e dënimit për doping nga 4 vjet në 18 muaj, vendim i marrrë nga autoriteti i CAS. Kjo do të thotë se paraqitja në fushë e Pogba nuk është e largët, por kjo pritet të ndodh me një ekip tjetër me shumë mundësi.

Juventusi dhe lojtari në fjalë i kanë marrëdhëniet e acaruara dhe francezi pritet të marrë një drejtim të ri në karrierë së shpejti.

Krisja e marrëdhënies me klubin mund të vihet re tek fjalët e drejtorit sportiv të torinezëve, Giuntoli: “Pogba mbetet një lojtar i madh, por ai ka munguar për shumë kohë. Pas vendimit të CAS do të ulemi së bashku dhe do të diskutojmë mbi të ardhmen”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga