
Dybala, Dovbyk, Hummels
Nuk është vetëm skuadra e Romës që po zhvillon një vit 2025 mjaft të mirë, por edhe Artem Dovbyk. Sulmuesi ukrainas i transferuar në kryeqytet verën e kaluar, është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lega Serie A përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Artem Dovbyk me 3 gola të realizuar ndaj Lecces, Cagliarit dhe Comos, u shpall më i miri në kampionatin italian për muajin që lamë pas.
Sulmuesi i Kombëtares së Ukrainës regjistron 27 paraqitje këtë sezon në Serie A, ku ka arritur të shënojë 11 gola dhe ka asistuar 3 herë. Roma e bleu verën e kaluar nga Girona për shifrën e 30.5 milionë euro.
View this post on Instagram
Poll