Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Po shkëlqen me Milanin, Igli Tare nis punën për të preferuarin e Allegrit

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen me Milanin, Igli Tare nis punën për të
Saelemaekers

Massimiliano Allegri duket se ka rikthyer entuziasmin te Milan në këtë sezon. Ish-timonieri i Juventusit po bën mirë me kuqezinjtë në Serie A, teksa 11 ndeshjesh ndodhen aktualisht në vendin e 2-të me 22 pikë, po aq sa Napoli që ka një ndeshje më pak.

Paraqitjet e mira të skuadrës milaneze dhe kryesisht të njërit prej tyre,  ka bërë që Igli Tare të mendojë për të ardhmen e titullarit kuqezi. Sipas mediave italiane bëhet me dije se drejtori sportiv po punon për rinovimin e kontratës me Alexis Saelemaekers.

Shqiptari bashkë me pjesëtarët e tjerë të klubit po mendojnë për mundësinë e një rinovimi për 4 vite me të “preferuarin” e Allegrit. Bëhet fjalë për një kontratë 3.5 milionë euro në sezon dhe mbett të shihet se çfarë do të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm. 

Poll

Lexo gjithashtu