Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

80 milionë euro për Kvaratskhelia, PSG i hap rrugën Edon Zhegrovës drejt Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
80 milionë euro për Kvaratskhelia, PSG i hap rrugën Edon
Khvicha Kvaratskhelia

Aventurës së Khvicha Kvaratskhelia në Napoli po i vjen fundit. Sulmuesi është shumë afër transferimit te skuadra e PSG-së gjatë kësaj merkatoje.

Madje sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se klubet janë shumë afër marrëveshjes mes tyre, me palët që po diskutojnë detajet e fundit të kontratës. Një transferim për të cilin ka dhënë “dritën jeshile” edhe gjeorgjiani, me këtë të fundit që dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Ky operacion pritet t’u kushtojë arkave të PSG-së plot 80 milionë euro, shumë kjo që kërkon Napoli për ta lënë të lirë futbollistin. Ndërkohë napolitanët nuk dëshirojnë si pjesë të marrëveshjes Milan Skriniar, pasi drejtuesit nuk dëshurojnë te paguajnë një pagë të lartë për Skriniar.

Me largimin e gjeorgjianit i hapet rrugë kalimit të Edon Zhegrovës në Itali, pasi siç dihet Napoli ka interes të madh për shqiptarin. Mbetet të shihet nëse do të realizohet ky operacion apo jo. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga