Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pioli drejt largimit, Milani kontakton ish-trajnerin e Real Madrid dhe Spanjës

Shkruar nga NEWSPORT
Pioli drejt largimit, Milani kontakton ish-trajnerin e Real Madrid dhe
Julian Lopetegui dhe Carlo Ancelotti

Largimi i Stefano Piolit nga Milani është thuajse i sigurtë siç raportohet në Itali. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do të vijë në fund të sezonit apo në një eliminim të mundshëm nga Europa League. Cikli i tij është drejt fundit me Scudetton e sezonit 2021-22 që ishte momenti më kulminant, ndërsa gjysmëfinalja e Champions vitin e fundit si një tjetër arritje gjatë epokës ‘Pioli’.

Kuqezinjtë jo vetëm që kanë nisur punën për zëvëndësuesin, por kanë ndërmarrë hapa konkret me një kandidat serioz për pankinën. Sipas Corriere dello Sport, emri i zgjedhur është Julian Lopetegui, ish-trajneri i Real Madrid dhe Kombëtares së Spanjës, aktualisht pa ekip që pas largimit nga Sevilla e Porto.

Milani ka pasur dy takime kokë më kokë me trajnerin spanjoll dhe edhe nëse nuk ka asnjë propozim konkret në tavolinë për momentin, duket qartë se është diçka serioze. Kontaktet e para janë bërë dy muaj më pare dhe gjithçka duket në vijë që ai të jetë trajneri i ri i ‘Djallit’.

Tekniku 57-vjeçar, fitues i Europa League 2019-20, njihet për lojën atraktive, sulmuese dhe gjithashtu për i mësuar të punojë në ‘vijën e gjelbër’ (brenda kushteve Fair Play të UEFA-s; Low-Cost).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga