
Paulo Dybala i pafat. Pas dëmtimit të marrë, sulmuesi argjentinas është i detyuar që të operohet. Në këto kushte, sezoni rezulton të jetë i mbyllur për futbollistin argjentinas.
Diçka të tillë e ka komunikuar vetë klubi i Romës me anë të një njoftimi zyrtar.
“Paulo Dybala do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët e ardhshme pas një dëmtimit në tendinë”, shkruan klubi italian.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari vuan nga dëmtimet. Janë pikërisht këto të fundit, të cilat ulën ndjeshëm nivelin apo performancat që dikur Dybala dhuronte në fushën e lojës.
Përsa i përket sezonit aktual, argjentinasi ka luajtur 36 ndeshje. Në këto sfida të zhvilluara, Dybala ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë.