Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pas Arnautovic, një tjetër sulmues braktis Interin para Botërorit të Klubeve

Shkruar nga NEWSPORT
Pas Arnautovic, një tjetër sulmues braktis Interin para Botërorit
Joaquin Correa

Joaquin Correa po largohet nga Interi, pak përpara skadimit të kontratës së tij, e cila është planifikuar për më 30 qershor. Sulmuesi argjentinas në fakt ka arritur një marrëveshje me Botafogon.

Correa do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, jo me zikaltwrit, por me klubin brazilian. Ish-lojtari i Lazios, i cili mbërriti te Interi në vitin 2021 për një total prej 30 milionë eurosh, ka arritur një marrëveshje në bazë të një kontrate deri më 31 dhjetor 2027, me çështjet e fundit të zgjidhura.

Botagofo përfshihet në Grupin B të garës së re të FIFA-s, së bashku me Paris Saint-Germain, Atletico Madrid dhe Seattle Sounders. Ashtu si Correa, edhe Marko Arnautovic nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës me Interin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga