Milan u përball dje me Comon në një ndeshje të cilën e luajti në transfertë, ku diti të bëjë mjaft mirë pasi siguroi fitoren me 3 gola duke e lënë kundërshtarin me vetëm 1 të tillë. Kombinim i bukur ai mes Mike Maignan dhe Adrien Rabiot ku secili prej tyre tregoi saktësi. Të dy këta ishin padyshim faktori kryesor i triumfit të skuadrës, me Maingan i cili bëri 4 pritje të sakta dhe Rabiot me dopietën e tij.
Mbase një fitore e cila ishte pritur dhe dëshiruar kaq shumë pasi edhe përpara ndeshjes portieri francez i ka motivuar të gjithë shokët e skuadrës.
“Djema, sot t’i shkojmë deri në fund. Të ecim përpara, deri në fund, derisa arbitri të mos vërshëllejë më”, ka thënë Maingan para ndeshjes.
Pas lojës së bukur dhe paraqitjes mjaft të denjë të futbollistëve, e gjithë kureshtja qëndronte mbi faktin nëse Maingan do vijonte me skuadrën ose jo. Edhe pse ai vetë nuk u prononcua për mediat Rabiot e “tradhëtoi” pasi iu tha gazetarëve se ai ka dëshirë që të qëndrojë.
“Ka dëshirë të qëndrojë!”, u shpreh mesfushori Rabiot për mediat.
Sipas “Gazzetta dello Sport” “gardiani” i portës ka një akord me klubin për rinovim deri në 2029-ën me opsion edhe për 2030-ën, me dyfishim page. Kështu që Maignan do të kalonte nga 2.8 milionë euro që merr aktualisht në një bazë fikse 5.5 milionë euro, plus bonuset që do ta çonin në 7 milionë euro në sezon.
