
Conceicao, Inzaghi
E gjithë vëmendja e Interit është përqendruar tek titulli kampion dhe finalja e Champions League ndaj Paris Saint-Germain. Por zikaltrit duhet të kenë vëmendjen edhe tek situata aktuale e trajnerit Simone Inzaghi.
Në Milano po presin lajme për një rinovim të mundshëm të teknikut 49-vjeçar, por thashethemet për një largim të mundshëm kanë filluar. Siç raportojnë mediat italiane, Al Hilal kërkon të sjellë në Arabinë Saudite trajnerin Simone Inzaghi.
Bëhet fjalë për një ofertë monstruoze prej 20 milionë eurosh neto në sezon në rast se Inazghi do të merrte drejtimin e klubit saudit. Synimi i Al Hilal është të ketë në stol trajnerin italian për Kupën e Botës për Klube.