Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ofertë e re për mbrojtësin e Premier League, Milani përgatit edhe një rikthim të bujshëm në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë e re për mbrojtësin e Premier League, Milani përgatit
Emerson Royal, Alvaro Morata

Milani po përgatit një ofertë të re drejt Tottenham Hotspur për mbrojtësin e djathtë Emerson Royal. Kuqezinjtë janë të fokusuar të përforcojnë repartin defansiv dhe shohin tek braziliani një pjesë perfekte për taktikat e tyre.

Kapiteni Davide Calabria nuk ofron atë sigurinë e kërkuar për të 3 kompeticionet dhe drejtuesit duan me çdo kusht të bëjnë një blerje në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sipas raportimeve nga Italia, përflitet për një ofertë rreth 20-25 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit.

Paralelisht, Milani po punon edhe për afrimin e një sulmuesi qendre që do të zëvendësojë të larguarin Olivier Giroud. Joshua Zirkzee ishte objektivi kryesor me të cilin u arrit akordi personal, ashtu si edhe me klubin e Bolognas, por komisioni i agjentit ndërpreu gjithçka.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë kanë hedhur interesin tek Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll ka ende në dyshim të ardhmen e tij tek Atletico Madrid dhe në javën e fundit kanë dalë zëra për një rikthim në Serie A. Milani ka nevoj për një golashënues dhe drejtuesit po punojnë në këtë aspekt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga