
Genoa
Genoa pësoi një humbje ditën e djeshme ndaj Lazios me shifrat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A. Kjo disfatë nuk është përtypur lehtë nga trajneri i kuqebluve Patrick Vieira, i cili është gjobitur me mungesë në ndeshjen e radhës ndaj Comos.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Federata Italiane e Futbollit. Megjithatë, nuk është vetëm trajneri i Genoas që është dënuar me një ndeshje pezullim, por edhe vetë ekipi.
Genoa ka marrë një gjobë prej 25 mijë eurosh për shkak të tifozerisë së tyre. Për shkak të hedhjeve të fishekzjarreve, tymueseve dhe lëndëve plasëse, kuqeblutë janë gjobitur me shumën e majme për shkak të tifozëve të tyre.
Poll