
Emerson e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij do të jetë në një klub ku do të ketë minuta në fushën e lojës. Braziliani i Tottenham është objektiv kryesor i Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ka arritur akordin verbal me kluqezintë.
“Dua të luaj rregullisht, nuk dua të qëndroj në stol. Gjithmonë kam qenë profesionist, por unë gjithashtu i kam thënë trajnerit te Spurs se dua të luaj, ndryshe më duhet të shoh për opsione të tjera. Milan? Është një klub referencë për të gjithë brazilianët”, tha Emerson.
Djalli ndërkohë po negocion me Spurs për shumën e transferimit dhe deri tani ka ofruar një shifër më pak se 15 milionë euro, por londinezët kërkojnë 25 milionë. Pritet një ofertë e re e përmirësuar që mund të gjejë dakordësi mes klubeve.