Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nuk na ka ardhur asnjë ofertë”, Ranieri hedh poshtë një largim të Dybalës: Ne ndihemi mirë me të

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk na ka ardhur asnjë ofertë”, Ranieri hedh poshtë
Ranieri dhe Dybala

Me dy gola të realizuar dhe një asist të dhuruar për shokun e skuadrës, Paulo Dybala u shpall lojtari i ndeshjes me notën 10 në përballjen Roma – Parma që përfundoi me shifrat e thella 5-0.

Në përfundimin e takimit, trajneri i verdhekuqve Claudio Ranieri mohoi një largim të mundshëm të “La Joya” nga kryeqyteti. “Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga asnjë ekip. Dybala dëshiron të qëndrojë te Roma, ne jemi mirë me atë dhe anasjelltas”, u shpreh trajneri 73-vjeçar.

Në ditët që lamë pas, në mediat italiane kanë qarkulluar se Dybala mund të largohet për te Galatasaray, mirëpo këtyre zërave i ka dhënë fund Ranieri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga