
Artem Dovbyk me shumë gjasa mund të largohet nga Roma në merkaton e verës. Sulmuesi i cili erdhi me shumë bujë te verdhekuqtë, nuk ka mundur të tregojë veten.
Në fakt paraqitjet e tij në këtë sezon nuk kanë bindur drejtuesit, të cilët sipas “Serie A News” raportohet se krerët e klubit janë të gatshëm ta shesin atë. 27-vjeçari ka hasur shumë vështirësi të përshtatet në Serie A dhe ukrainasi nuk ka mundur të shkëlqejë.
Për shërbimet e Dovbyk te Roma kërkojnë minimalisht 30 milionë euro, ndërsa kujtojmë se me italianët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.
Ndërsa mësohet interesim për të ka Girona, skuadër me të cilën shkëlqeu në La Liga dhe një rikthim në Spanjë duket mëse i mundshëm. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, atëherë sulmuesi ukrainas do të rikthehej te Girona vetëm pas 1 sezoni.