
Benjamin Pavard & Kristjan Asllani
Në kampin e Interit, pritet të rinovojnë repartin difensiv, fillimisht duke nisur me largime. Një prej të rrezikuarve që mund t’i japë lamtumirën zikaltërve në merkaton e verës është Benjamin Pavard.
Mbrojtësi francez nuk ishte aq bindës me Inzaghin vitin e kaluar dhe Chivu nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Siç raportojnë mediat italiane, Pavard pritet të rikthehet në kampionatin francez.
Lille ka shfaqur interes për të rikthyer mbrojtësin 29-vjeçar në ekip pas 9 vitesh. Ekipi i Zhegrovës para pak ditësh mbushi arkat nga shitja e Diakite dhe kërkon të plotësojë mbrojtjen.
Poll