
Teun Koopmeiners dëshiron transferimin te Juventuesi dhe për këtë lojtari prej ditësh nuk stërvitet me Atalantën. Diçka të tillë e ka konfirmuar erdhe gian Piero Gasperini. Trajneri ka theksuar se lojtari u aka bërë të qartë drejtuesve se nuk dëshiron më të luajë për bergamaskët dhe se synon vetëm kalimin te “Zonja e Vjetër”.
“Gjithçka ishte planifikuar deri javën e kaluar… atëherë Teun Koopmeiners na informoi se dëshiron të bashkohet me Juventusin. Ai nuk dëshiron të stërvitet apo të luajë më me ne” , ka theksuar Gasperini.
Juventusi për shërbimet e Koopmeiners ka bërë një ofertë prej 45 milionë euro, ndërkohë Atalanta kërkon minimalisht 60 milionë euro. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë me mbetet të shihet se cila do të jetë shifra që do të bien dakord dy ekipet mes tyre.