Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një ditë pas barazimit me Juventusin, Milani i dërgon mesazh publikisht Theo Hernandezit

Shkruar nga NEWSPORT
Një ditë pas barazimit me Juventusin, Milani i dërgon mesazh
Theo Hernandez

Mbrëmjen e djeshme, Milani u ndal në barazim përballë Juventusit në Torino. Ekipi i drejtuar nga Allegri nuk arriti dot të merrte tre pikët, me një penallti të humbur dhe me disa pika të dobëta në fushë.

Një prej tyre ishte Davide Bartesaghi në krahun e majtë, i cili mori detyrën pas largimit të Theo Hernandezit. Një ditë pas ndeshjes me Juventusin, klubi kuqezi i ka dërguar mesazh mbrojtësit francez.

“Gëzuar ditëlindjen, Theo”, ka uruar Milani Hernandezin në rrjetet sociale. Mbrojtësi i majtë mbush sot 28 vjeç. Theo Hernandezi u largua në merkaton e verës nga Milani për t’u bashkuar me Al Hilal.

Poll

Lexo gjithashtu