
Te Interi ka nisur epoka e re. Tashmë është mësuar se kush do të jetë presidenti i ri i zikaltërve. Giuseppe Marotta ka marrë besimin e fondit amerikan “Oaktree”, i cili do të zëvendësojë Steven Zhang.
Pronarët e rinj e kanë zyrtarizuar Marottan në krye të klubit nëpërmjet një deklarate zyrtare. Diçka e tillë është panuar nga Marotta, i cili nuk ka nguruat të falenderojë amerikanët për besimin e dhënë.
“Dëshiroj të falënderoj Oaktree për besimin e dhënë dhe mundësinë për të punuar krah tyre dhe Këshillit të Administrimit. Ky emërim është një mirënjohje e madhe ndaj meje dhe njerëzve me të cilët kam punuar gjatë këtyre tre vite për të mbajtur klubin në nivele të larta. Jam krenar që jam pjesë e Interit dhe konfirmoj angazhimin maksimal për të bërë më të mirën për shoqërinë”, u shpreh Marotta.