Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në Spanjë e bëjnë fakt të KRYER, Igli Tare takohet me agjentin e liderit të Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Në Spanjë e bëjnë fakt të KRYER, Igli Tare takohet me
Igli Tare

Igli Tare nuk ndalon punën për të bindur futbollistët me në zë për t’u transferuar te Milan. Pas transferimit të bujshëm dhe shumë të goditur me Luka Modric, drejtori shqiptar tashmë synon një tjetër emër “big”.

Në radarin e tij ka përfunduar prej kohësh Roberto Lëeandoëski. Madje në Spanjë e bëjnë fakt të kryer se ish-futbollisti i Shqipërisë është takuar me agjentin e polakut, Pini Zahavi,  sipas asaj që raporton “Sport”.

Në këtë takim, Tare ka shprehur interesimin e Milan për shërbimet e 37-vjeçarit. Siç dihet ky i fundit prioritet aktualisht ka vetëm Barcelonën, por me kontratën që i përfundon në verën e 2026, te Milan besojnë se mund të arrijnë te shërbimet e tij.

Polaku aktualisht këtë sezon me blaugranat ka luajtur në 7 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 4 gola.

Poll

Lexo gjithashtu