
Padiksutim lautaro Martinez ëhstë një lider i Interit. Argjentinasi ka udhëhequr zikaltëërtit drejt yllit të dytë në fanellë dhe pak javë më parë fituan titullin kampionë në Serie A për këtë sezon. Kontraata aktuale e kampionit të Botës përfundon në qershor të vitit 2026 dhe sipas mediave italiane ka një marrëveshje për rinovimin e saj.
Palët janë të kënaqur me bashkëpunimin mes tyre dhe zgjatja e marrëveshjes ëhstë thjeshtë formalitet. Në lidhje me këtë ka folur sulmuesi, i cili ka deklaruar se në Milano ndihet shumë mirë dhe se familja e tij është e mendimit që të rinovojë.
“A do të rinovoj kontratën? Le të shpresojmë… Nëse jam flamur i Interit? Kështu thonë ata. Arrita këtu dhe të gjithë më trajtuan menjëherë në një mënyrë të veçantë, nga ata që punojnë në klub e deri te tifozët.
Më ndihmuan shumë dhe unë jam mirënjohës për të gjithë këtë, por unë jam i sigurt se ndihem mirë në Milano dhe po ashtu edhe familja ime është e mendimit që të rinovoj me Interin.
Botërori dhe “Scudetto”, ndjen se ka fituar gjithçka? E vetmja gjë që mungon është Champions League”, përfundon Lautaro për mikrofonat e “Che tempo che fa” në Nove.