
Napoli mbrëmjen e djeshme nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Udinesen në shtëpi. Një barazim që “dhemb” për napolitanët, të cilët marrin barazimin e dytë rresht në kampionat.
Pas kësaj sfide ka folur Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Kosovës ka theskuar se skuadrës së tij i mungoi kreativiteti në pasimin e fundit. Gjithashtu nënvizon se ndaj Lazion do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.
"Mund të them se na mungonte kreativiteti dhe gjithashtu pasimi i fundit ndaj Udineses. Krijuam raste dhe nuk arritëm të shënonim.
Unë luaj të gjitha ndeshjet dhe ndihem si lider sepse jam këtu prej 5 vitesh. Ne kemi krijuar një grup që po lufton dhe shumë lojtarë janë qenë këtu për një kohë të gjatë, unë jam në mesin e tyre dhe ndihem si lider.
Do të jetë e vështirë edhe kundër Lacios. Ne duhet të fitojmë, duke u përpjekur të hyjmë në lojë me mentalitetin e duhur”, ka theksuar shqiptari.