
Edoardo Reja është ndalur të flasë për dy nga ekipet më të forta të këtij sezoni në futbollin italian. Ish-trajneri i Kombëtares ka analizuar dy skuadrat të cilat janë në “luftë” për titullin, Napoli dhe Inter. Ai nuk kursen elozhet për asnjë nga skuadrat, teksa analizon dhe pikat e dobëta që ata mund të kenë.
“Napoli do të luajë deri në fund, është kandidat për fitoren përfundimtare. Interi nuk është kërcënimi që mendohej, besimi po rritet duke parë skuadrën në këtë gjendje. Interi nuk pati një goditje në portë, ndërsa napoletanët janë në gjendje superiore fizike dhe mendore. Në krahun tjetër, Inter ka një kalendar shumë të ngjeshur. Kur luan shumë, ke disa probleme. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga e diela e shkuar, renditja ka mbetur e njëjtë, kampionati është shumë i shkurtër.
Mbrojtja e Contes është garanci. Sulmi? Lukaku është golashënues, por edhe kështu është mirë për qasjen e tij në ndeshje, që të mbajë topin lart, të asistojë, bëhet i domosdoshëm edhe me këto. Ylli i katërt po vjen, le të shpresojmë që Conte t’i rikuperojë të gjithë. Ëndrrat bëhen realitet vetëm nëse besoni në to. Nga pikëpamja mendore, Napoli e di se mund të konkurrojë”, është shprehur Reja.