
Napoli fiton në Leçe me përpjekje minimale, duke luajtur praktikisht vetëm gjatë pjesës së parë të ndeshjes, koha për të gjetur epërsinë me Raspadori nga një goditje dënimi. Gjatë gjithë fraksionint të dytë, ishte vetëm çështje menaxhimi i epërsisë.
Dhe ai ia del mbanë. Kaq mjafton, një fitore e ngushtë, për të kaluar në +6 ndaj Interit. Mbrojtësi shqiptar Rrahmani ishte një nga më të mirët në fushë për napolitanët. Në fushë për Leccen ishte edhe futbollisti i Kombëtares Medon Berisha, por jo në gjendje të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.
Siç raporton “Opta” në kanalet e tyre të mediave sociale, Napoli ka fituar katër ndeshje radhazi pa pësuar gol për herë të katërt në historinë e tyre në Serie A (ata nuk kanë pasur kurrë një seri më të gjatë) dhe për herë të parë që nga shkurti i vitit 2023 (katër nën drejtimin e Luciano Spalletti-t).