Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Napoli më i fortë se Milan”, De Biasi analizon Serie A: Juventusi të mos merret me arbitrat!

Shkruar nga NEWSPORT
“Napoli më i fortë se Milan”, De Biasi analizon Serie A:
De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, ka folur së fundmi për “TMW”, duke analizuar kampionatin italian. De Biasi është ndalur tek Juventus, Milan, Inter dhe Napoli, si 4 pretendentet kryesore për titullin kampion në Serie A.

Arbitrat, momente delikate. Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën?

Besoj se në fund të fundit, gabimi është pjesë e natyrës njerëzore. Kur ka një ekip që është në VAR, mbetesh pak i habitur, sidomos për mungesën e vendimmarrjes. Gjëja tjetër është se nuk duhet marrë arbitri si alibi për të justifikuar diçka. Ka pasur gabime në ndeshjen Verona-Juve, por edhe Juve nuk luajti më mirë se Verona. Ishte një skuadër që lufton për mbijetesë dhe i krijoi vështirësi Juventusit. Pastaj, ka pasur episode, janë bërë gabime, por janë situata që mund të ndodhin gjatë gjykimit.

Çfarë ka të re te ky Milan?

Ka dorën e fortë të një trajneri me përvojë, që di si të menaxhojë skuadra të tilla dhe të nxjerrë më të mirën prej tyre. Është një nga skuadrat më të forta të kampionatit, që nga viti i kaluar. Ka pasur disa mungesa në nivel drejtues dhe në strukturën e klubit. Vitin e kaluar ndoshta ka dhënë vetëm 20% të potencialit. Sigurisht që edhe Alegri mund të japë më shumë. Është një njeri konkret, që nuk merret me dukjen apo bukurinë e lojës, nëse ka nevojë të tërheqë vërejtjen, e bën. Ka pasur lojtarë që kanë dhënë shumë pak, sepse ata që i kanë drejtuar nuk kanë arritur të krijojnë një marrëdhënie që t’u lejonte të shprehen maksimalisht.

Milan, mesfusha më e fortë në Serie A?

Është një mesfushë e fortë, me cilësi, por e tillë ishte edhe vitin e kaluar. Ka humbur një lojtar shumë të rëndësishëm, por besoj se Napoli e ka përforcuar ndjeshëm skuadrën. Dhe mendoj se teknikisht është më i fortë.

Interi pa entuziazëm?

Kundër Juventusit pashë një Inter që e mbante mirë fushën, por humbi. Ka pasur një fillim sezoni ku humbi ndaj Udineses në shtëpi, por nuk është aq e thjeshtë. Kanë ndërruar trajner, kanë tentuar një rinovim të skuadrës, dhe gjithë kjo nuk e ndihmon situatën.

Poll

Lexo gjithashtu