
Alessandro Buongiorno
Alessandro Buongiorno do të jetë lojtari më i ri i Napolit. Lojtari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Torinon, për të nisur një të re me napoletanët e drejtuar nga Antonio Conte.
Mbrojtësi ka rënë dakord me Napolin për të nënshkruar një kontratë 5 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Ndërsa, klubi i Napolit ka paguar plot 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit.
Kujtojmë që qendërmbrojtësi ishte një objektiv serioz edhe për Milanin dhe Interin. Por Napoli u tregua më i shpejtë duke bindur lojtarin që të transferohet në “Maradona”.
Poll