
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Fiorentina dhe Napoli kanë hapur bisedimet me agjentët e Nicolo Zaniolo, i cili mund të largohet nga Galatasaray për 20 milionë euro në verë pasi të përfundojë huazimin te Aston Villa.
Ish- sulmuesi i Romës ka shënuar dy herë në 23 ndeshje në të gjitha garat, por ka luajtur vetëm 736 minuta nën drejtimin e Unai Emery këtë sezon. 24-vjeçari ka konfirmuar dëshirën për t'u rikthyer në Serie A dhe sipas Gazzetta-s, Fiorentina dhe Napoli kanë hapur tashmë bisedimet paraprake me përfaqësuesit e tij.
Sipas burimit në fjalë Napoli është pak përpara Toskanëve duke qenë se drejtori i tyre i ri sportiv, Giovanni Manna, është një admirues i madh i Zaniolo-s dhe tashmë është përpjekur ta stransferojë atë te Juventusi në të kaluarën.
Gjithashtu bëhet me dije se kushtet financiare të një marrëveshjeje të mundshme përputhen me kërkesat e transferimit të Napolit pasi Zaniolo fiton rreth 2.7 milionë euro në sezon dhe Galatasaray është gati ta shesë atë për 20 milionë euro pas kthimit të tij nga Aston Villa.