Bortolo Mutti
Napoli i Antonio Contes duket se ka fituar zemrat e shumë analistëve italian. Ish-trajneri, Bortolo Mutti ka folur së fundmi për “RadioKissKiss” për situatën e titullit kampion në Serie A.
Mutti thotë se Napoli është rikthyer në autoritet dhe mjaft i fortë. Ndër të tjera, 70-vjeçari thekson se janë pikërisht napoletanët e drejtuar nga Antonio Conte ata që meritojnë titullin kampion këtë sezon.
“Pas sezonit katastrofik të vitit të kaluar, Napoli është rikthyer me autoritet dhe unitet të madh, duke hedhur themelet për të qenë surpriza e vërtetë e këtij kampionati. Për mua, nga tre të parët, skuadra e Contes e meriton titullin, ata punuan shumë për t'u rikthyer në krye”, u shpreh Mutti.
Poll