
Juventus do të udhëtojë në transfertë mbrëmjen e nesërme për t’u përballur me Monzën në një ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i bardhezinjve Thiago Motta ka folur në intervistë për mediat rreth këtij takimi.
“Na nevojitet përqëndrim i madh dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. sigurisht që mund të bëjmë shumë më mirë në këtë kampionat, por ajo që ka rëndësi është çfarë do bëjmë neser. Nëse kundërshtari do të ketë një ekip që mbrohet dhe mbyllet, do të na duhet të gjejmë hapësirat e duhura dhe t’i sulmojmë me cilësitë që kemi.”
MUNGESAT – “E kam mundësinë për të grumbulluar Douglas Luiz, por e dua në gjendje 100%. Të shohim nëse do e kemi në gjendje për ndeshjet e ardhshme. Gjithashtu dhe gjendja e Cambiaso do të vlerësohet në seancën e fundit stërvitore.”
YILDIZ – “Ai është nje lojtar i madh, ka aftësinë për të luajtur disa role të ndryshme. Gjithmonë ka bërë mirë si anësor, si sulmues i dytë dhe si kryesor. Nesër duhet të shohim nesë do të startojë që në fillim apo jo.” – u shpreh Motta.