Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Motivimi im s'mungon kurrë", ylli i Lazios falenderon trajnerin: Asnjëherë nuk kam qenë kaq i lirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Motivimi im s'mungon kurrë", ylli i Lazios falenderon
Adam Marusic & Elseid Hysaj

Mbrojtësi i krahut të Lazios, Adam Marusic ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë të enjten në shtëpi përballë Ludogorets. Sfida e vlefshme për raundin e 5-të të Europa League nis në orën 18:45.

Marusic flet për ecurinë e Lazios, mundësitë për një arritje të madhe në Europë, teksa vlerëson maksimalisht edhe trajnerin Baroni.

“Kam shumë vite këtu, kam përjetuar shumë ndeshje në Europë me këtë fanellë. Me trajnerin Baroni po bëjmë shumë mirë, diçka të tillë po e shfaqim edhe në kampionat. Nesër është një ndeshje e rëndësishme që nuk duhet të nënvlerësohet.

Motivimi im nuk mungon kurrë as në Europa League, janë ndeshje të shkëlqyera për tifozët tanë. Çdo lojtar futet në fushë për të dhënë gjithçka.

Trajneri dëshiron që ne mbrojtësit e krahut të ecim përpara, në vitet e kaluara nuk e kemi pasur këtë liri. Tavares bëri 8 asistime, Lazzari dhe Pellegrini janë gjithashtu lojtarë të shkëlqyer. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm për të ndihmuar”, ka thënë Marusic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga