
Loyd Kelly
Dëmtimet e shumta në repartin e mbrojtjes dhe largimi i mundshëm i Danilos në këtë merkato janari, kanë bërë që Juventusi të veprojë sa më shpejt në tregun e transferimeve.
Pasi Fikayo Tomori e refuzoi një kalim në ekipin bardhezi, këta të fundit kanë hedhur sytë në Premier League. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Newcastle United, Loyd Kelly.
26-vjeçari anglez nuk po aktivizohet në mënyrë të rregullt nga ekipi dhe për këtë arsyje mund të vijë dhe largimi. Sipas “Sky Sport”, plani i Juventusit është ta huazojë fillimisht, dhe më pas të përdorë të drejtën e blerjes.
Poll