
Milani ka regjistruar një fitore të madhe me përmbysje me shifrat 3-2 ditën e sotme ndaj Lecces në kampionat. Kuqezinjtë rikthehen te fitorja në Serie A pas tre javëve ku regjistronin vetëm humbje.
Takimi nisi në mënyrë jo të mirë për Milanin, pasi iu anuluan dy gola në pjesën e parë, u ndëshkuan nga Lecce. Megjithatë, ekipi vendas arriti të gjejë dhe golin e dytë në pjesën e dytë duke ia vështirësuar shumë punën djemve të Conceicaos.
Një autogol i Gallos, rihapi gjithçka për “djallin” që pas pak minutash barazoi gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë falë Christian Pulisic. Ishte po amerikani që përmbysi gjithçka për Milanin pranë fundit të takimit.
Kuqezinjtë ngjiten tashmë në vendin e tetë të Serie A me 44 pikë, por zona Champions është ende larg prej 8 pikësh.
Goli i përmbysjes