
Rafael Leao
Mbrëmjen e djeshme, u konfirmua se Milani nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion europian për sezonin e ardhshëm. Humbja ndaj Romës dje në “Olimpico” me shifrat 3-1 e pozicionon aktualisht ekipin kuqezi në vendin e 9-të.
Në përfundimin e sfidës së djeshme, Rafael Leao u intervistua nga mediat duke folur edhe për të ardhmen e tij. “Kam ende shumë qëllime për të arritur. Dua të vazhdoj të argëtohem dhe të luaj në nivele të larta”, u shpreh portugezi.
Një deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak ambientit kuqezi të cilët ndodhen në një situatë shumë delikate. Në 34 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A, Rafael Leao ka arritur të shënojë vetëm 8 gola.