Diego Coppola
Milan është në kërkim të një mbrojtësi, për të përforcuar ekipin këtë merkato dimërore. Igli Tare ka nisur punën intensive, ndërsa mësohet se ka “piketuar” edhe të dëshiruarin.
Sipas “Sportmediaset”, Milan dëshiron që të ketë në ekip Diego Coppola. Ky i fundit është një futbollist 22-vjeçar italian, i cili luan si qendërmbrojtës. Momentalisht, Coppola aktivizohet në Premier League me Brighton.
Vlera e tij është 10 milionë euro, por Milanit mund t’i duhet të paguajë më shumë pasi kontrata e futbollistit me klubin anglez përfundon në 2030-ën. Pritet të shihet si do të veprojë Tare.
Poll
