Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan kërkon një drejtor të ri sportiv, në skenë del emri i Igli Tares

Shkruar nga NEWSPORT
Milan kërkon një drejtor të ri sportiv, në skenë del
Igli Tare

Ky sezon për Milan është i dështuar. Kuqezinjtë janë eliminuar para kohe nga Champions League, ndërsa nuk po kalojnë një moment të mirë as në kampionat.

Kuqezinjtë aktualisht mbajnë vendin e 7-të në Serie A me 41 pikë. Merkatoja e verës do të sjellë një revolucion dhe për këtë drejtuesit kanë nisur të punojnë që tani.

Siç dihet kuqezinjtë kërkojnë një tjetër drejtor sportiv për t'i ardhur në ndihmë Zlatan Ibrahimovic. Kështu në listën e gjatë me emra ndodhet edhe Igli Tare. Ky i fundit pëlqehet nga drejtuesit, pasi eksperienca e tij në Serie A me Lazion bën që të jetë një opsion konkret.

Sipas mediave italiane gjithçka për këtë pistë do të vendoset deri në fund të muajit mars, pasi më pas do të nisë puna për merkaton e verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga